Friday, April 19, 2024
HomeLajmeKosovaQKUK: Vetura që goditi këmbësorët në Veterik la në gjendje të rëndë...

QKUK: Vetura që goditi këmbësorët në Veterik la në gjendje të rëndë nënën, djali me më pak lëndime

Një veturë ka goditur sot dy këmbësorë që ishin duke e kaluar rrugën në Veternik të Prishtinës.

 

Mjeku kujdestar në emergjencë të QKUK-së, Naser Syla, ka dhënë detaje për lajmi.net rreth gjendjes shëndetësore të dy këmbësorëve, prej të cilëve njëri ka qenë i mitur.

“Është një grua e Drenasit së bashku me djalin e saj që i ka goditur vetura. Gruaja është në gjendje të keqe shëndetësore, ndërsa fëmija është në gjendje stabile dhe nuk ka lëndime të mëdha”, ka thënë Syla.

Lajmi.net ka provuar të marrë detaje të aksidentit edhe nga Policia e Kosovës, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje nga zëdhënësit e PK-së.

Pamje nga vendi i ngjarjes:

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments