Thursday, March 28, 2024
HomeTjeraKultura“QIELL I TRAZUAR” NË BALKAN PANORAMA FESTIVAL

“QIELL I TRAZUAR” NË BALKAN PANORAMA FESTIVAL

Filmi kosovar “Qiell i trazuar” do të jetë pjesë e përzgjedhjes zyrtare të Balkan Panorama Festival që mbahet në Izmir të Turqisë nga data 27 shtator deri më 3 tetor 2021.

 

Filmi në regji e skenar të Anton Nrecaj dhe me producent Adriatik Kelmendin kishte premierën fizike më 26 gusht në PriFest në Prishtinë.

Ndërkohë filmi është ftuar edhe në festivale tjera në SHBA , Itali dhe Indi.

“Kemi marrë ftesa nga një festival në SHBA, një në Itali dhe një tjetër në Indi. Detajet do të bëhen më të qarta ditëve ne vazhdim”, ka thënë producenti Adriatik Kelmendi.

Balkan Panorama Festival është një festival i njohur që promovon filmin ballkanik. Ky festival i përkrahur edhe nga Ministria e shtetit turk mban sivjet edicionin e 7-të.

Filmi “Qiell i trazuar” është subvecionuar nga QKK me 40.000 euro. Subvencionues tjerë janë Komuna e Prishtinës, kompanitë private JYSK, Aurora, Ujë Rugove etj.

Filmi pritet që së shpejti të shfaqet edhe në kinematë vendore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments