Saturday, June 12, 2021
HomeLajmeQeveria Kurti rrit buxhetin për zbardhjen e krimeve të luftës

Qeveria Kurti rrit buxhetin për zbardhjen e krimeve të luftës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se pas rishikimit të buxhetit për këtë vit, Departamentit për krime lufte, do t’i shtohen edhe 4 prokurorë special, 6 bashkëpunëtorë profesional dhe dy përkthyes.
Ajo tha se mjetet do të barten nga buxheti i Ministrisë së Drejtësisë në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“Ashtu siç jemi zotuar, adresimi i krimeve të luftës është prioritet i Qeverisë tonë.

Departamentit për krime lufte në kuadër të Prokurorisë Speciale, pas rishikimit të buxhetit për këtë vit do t’i shtohen edhe 4 prokurorë special, 6 bashkëpunëtorë profesional dhe dy përkthyes.

Këto mjete do të barten nga buxheti i Ministrisë së Drejtësisë në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

#shtetiisëdrejtës”, shkroi ajo

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments