Saturday, April 27, 2024
HomeLajmeKosovaQeveria do të marrë vendim për mbështetjen e familjes së policit Bunjaku

Qeveria do të marrë vendim për mbështetjen e familjes së policit Bunjaku

Qeveria e Kosovës të mërkurën do të marrë vendim për të mbështetur familjen e rreshterit Afrim Bunjaku, që ra në detyrë në Banjskë të Zveçanit të dielën, në një sulm nga një grup i armatosur serb.

Siç bëhet e ditur në rendin e ditës për mbledhjen e 162-të të Qeverisë, pika e dytë është “shqyrtimi i propozim-vendimit për mbështetje të familjes së rreshterit Afrim Bunjaku, të rënë në detyrë, në Banjskë”.

Për vendimin do të adresohet Ministria e Financave.

Mbledhja do të nisë në orën 10:00.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments