Thursday, May 16, 2024
HomeLajmePunëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik të UP-së bllokojnë Rektoratin, kërkojnë rritjen...

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik të UP-së bllokojnë Rektoratin, kërkojnë rritjen e pagave

Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës, kanë protestuar sot para Rektoratit ku kanë kërkuar rritjen e pagave.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi tha se përpjekjet për rritje të pagave nuk po ndalen.

“Sot 250 grevist mbyllën derën e Rektoratit, ata nuk lëvizin. Ne edhe nesër do e mbyllim këtë derë dhe si duket po na imponohet veprimi i njëanshëm”, u shpreh Azemi.

Ai tutje shtoi se pagat e kundërligjshme na i shkurtuan edhe ashtu të vogla 250 euro për punëtorët e sigurimit fizik.

“Punëtorëve teknik as sot nuk ua paguan pagat e tyre, kurse deputetëve serbë në Parlamentin e Kosovës, ua japin nga dy mijë euro pa punuar fare. Kujdes tani studentët si duket do të lëvizin në mbështetjen tonë dhe të tyre”, ka deklaruar Azemi.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments