Wednesday, September 28, 2022
HomeTjeraKulturaPse u arrestua Shemi i Ilirëve, deklarohen nga Policia

Pse u arrestua Shemi i Ilirëve, deklarohen nga Policia

Këngëtari, Shemsi Krasniqi është shoqëruar dje për në stacion policor, pasi i njëjti, sipas Policisë, ka hipur mbi binën ku performojnë artistët në festivalin “Sunny Hill”.

“Zyrtarë policorë që janë të angazhuar në ofrim të sigurisë gjatë zhvillimit të festivalit, kanë kërkuar që personi në fjalë të largohej nga aty. Ai nuk ka respektuar urdhrin e personit zyrtar dhe me këtë rast është shoqëruar në stacionin policor”, thuhet në njoftim.

Ndaj tij është shqiptuar fletë-paraqitje për mosrespektim të urdhrave të personit zyrtar.

Njoftimi i plotë:

Gjatë zhvillimit të Festivalit Sunny Hill, i cili po mbahet në parkun e Gërmisë, më 06.08.2022 rreth orës 16:50, te bina ku përformojnë artistët, është ndaluar: Sh.K., (viti i lindjes 1955, mashkull kosovar), i cili pa autorizim kishte hipur në binë.

Zyrtarë policorë që janë të angazhuar në ofrim të sigurisë gjatë zhvillimit të festivalit, kanë kërkuar që personi në fjalë të largohej nga aty. Ai nuk ka respektuar urdhrin e personit zyrtar dhe me këtë rast është shoqëruar në stacionin policor.

Policia për rastin ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe me udhëzim nga i njëjti, i shqiptohet fletë-paraqitje për mosrespektim të urdhrave të personit zyrtar.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në respektimin e ligjit dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments