Friday, April 19, 2024
HomeTop LajmetPSD-ja mbledh 10 mijë nënshkrime për faljen e gjobave të pandemisë Covid-19

PSD-ja mbledh 10 mijë nënshkrime për faljen e gjobave të pandemisë Covid-19

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka njoftuar se deri më tani janë mbledhur 10 mijë nënshkrime të qytetarëve për peticionin për faljen e gjobave të pandemisë Covid-19.

Më tutje Molliqaj shkroi se qindra pejanë e kanë nënshkruar këtë peticion.

“Me qindra pejanë iu bashkangjitën nismës për të falur gjobat e pandemisë COVID-19 duke nënshkruar peticionin. Mbi 200.000 gjoba i janë faturuar qytetarëve. Zbatimi selektiv i ligjit është padrejtësi. Prandaj duhet korrigjuar. E këtë korrigjim do ta bëjë projektligji ynë me 10.000 nënshkrimet e qytetarëve të Kosovës”,  ka shkruar ai. /Express/

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments