Friday, March 29, 2024
HomeShëndetësiProteza e gjurit

Proteza e gjurit

Proteza e gjurit implantohet kur artikulacioni që lidh femurin dhe tibian, dëmtohet në mënyrë të pariparueshme.

Aplikimi i protezës ka për qëllim të rivendosë lëvizshmërinë dhe të lehtësojë dhembjen që shkaktojnë dëmtimet e rënda të gjurit.

Vendosja e protezës është një ndërhyrje invazive që kërkon edhe një fazë riaftësimi, por rezultatet janë mëse të kënaqshme.

Pas operacionit, pacienti mund të kthehet në jetën normale, pa kufizime të veçanta.

Në përzgjedhjen e modelit më të përshtatshëm të protezës, kirurgu ortoped vlerëson mbi të gjitha moshën e pacientit dhe shëndetin e tij të përgjithshëm.

Patologjitë më të zakonshme, që e bëjnë të nevojshme vendosjen e protezës së gjurit janë:

• Osteoartriti

• Artriti reumatoid

• Hemofilia

Personat që i nënshtrohen më shpesh kësaj ndërhyrje janë mes moshës 60 dhe 80 vjeç. Kjo kategori është gjithashtu më e prekur nga osteoartroza dhe artriti reumatoid.

Objektivat që synon kjo ndërhyrje:

• Reduktim të dhembjes

• Përmirësim të lëvizshmërisë

• Përmirësim të aftësive motorike të personit të operuar

• Rritje e konsiderueshme të cilësisë së jetës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments