Thursday, March 28, 2024
HomeLajmePropozimi francez në Kuvend, Maqedonia e Veriut para një momenti kyç politik!

Propozimi francez në Kuvend, Maqedonia e Veriut para një momenti kyç politik!

Korniza propozim-negociative për Republikën e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, e prezantuar nga Presidenca franceze e Unionit, i është përcjellë legjislativit për shqyrtim dhe konkluzione të mëtutjeshme në përputhje me me procedurat. Vendimi është marrë dje nga Qeveria në seancë, pasi ka shqyrtuar informacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për propozimin, i cili ka arritur në Kuvend, por seanca ende nuk është caktuar.

Aktivitetet e qytetarëve që 6 ditët e fundit protestuan kundër propozimit francez vazhdojnë edhe sot me bllokada në të gjithë vendin, ndërsa për të dielën në orën 19 është paralajmëruar sërish protestë. Bllokada janë paralajmëruar në periudhën prej orës 13 deri në 14 në Shkup para Qeverisë, si dhe në rrugët kryesore Shtip – Veles, Strumicë – Radovish dhe Pletvar – Prilep.

Hapja e negociatave për anëtarësim në BE pa vonesa të mëtejshme paraqet një nga hapat kyç në marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, për realizimin e qëllimit strategjik për anëtarësim të plotë në BE, tha Qeveria. në Informacionin për përmbajtjen e kornizës propozim-negociative për propozimet për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, të propozuar nga Presidenca e Francës me Këshillin e BE-së më 30 qershor 2022.

Në Informacion është njoftuar se propozim korniza e bisedimeve është e gatshme sipas nenit 49 nga Marrëveshja për Bashkimin Evropian dhe të gjitha konkluzionet relevante të Këshillit të BE-së, veçanërisht ato nga 25 marsi 2022 me të cilët ishte miratuar metodologjia e përforcuar për zgjerimin dhe vendimin e miratuar për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Me konkluzionet nga 25 marsi i vitit 2020, qëndron në Informacion, përshëndetet vendosmëria e demonstruar e Maqedonisë së Veriut për avancimin e agjendës reformuese në lidhje me procesin e anëtarësimit, rezultatet e arritura konkrete dhe të qëndrueshme dhe kushtet e përmbushura nga ana e Maqedonisë së Veriut për bisedimet e filluara për anëtarësim. Korniza lidhet për nevojën e përmbushjes efikase e standardeve dhe kritereve për anëtarësim të cilat dalin nga kriteret e Kopenhagës dhe procesin e stabilizimit dhe asocimit, ndërsa përmbushja e të cilit qon drejt institucioneve stabile të cilat garantojnë demokraci, sundim të drejtësisë, të drejtat e njeriut dhe respektimin dhe mbrojtjen e pakicave, ekonominë funksionale të tregut – e aftë që të përballet me konkurrencën dhe fuqitë e tregut në BE, aftësi që të pranohen dhe në mënyrë efikase të zbatohen obligimet nga anëtarësimin duke përfshirë edhe respektimin e qëllimeve të unionit politik ekonomik dhe monetar, si bashkëpunim rajonal produktiv dhe marrëdhënie të mira fqinjësore.

Para se Qeveria të merrte vendimin, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Komuniteteve, Artan Grubi deklaroi se Qeveria nuk do të vendosë për propozimin francez, por do ta përcjellë atë në Kuvend.

“Qeveria nuk do të vendosë për këto çështje pa ardhur dokumentet në Kuvend, pa u harmonizuar dhe Kuvendi nuk premton se Qeveria do të veprojë për ato dokumente”, tha Grubi.

Shumica qeverisëse, siç shpjegoi ai, beson se të gjitha dokumentet e dorëzuara nga Brukseli dhe të gjitha dokumentet dypalëshe që janë të harmonizuara me Sofjen duhet të dorëzohen në Kuvend ku partitë politike parlamentare duhet të hapin një dialog konstruktiv dhe të vendosin për këto dokumente dhe më pas të zotohen. Qeveria të veprojë me konkluzione në bazë të informacionit që do të marrë.

Konkluzionet e takimit të djeshëm të Grubit me ambasadoren e Zvicrës Veronik Hulman janë se është jashtëzakonisht e rëndësishme hapja e rrugës drejt integrimit evropian përmes një rishikimi konstruktiv dhe të gjerë të propozimit francez të mbështetur nga 27 vendet anëtare të BE-së.

Në takim u theksua gjithashtu se propozimi nuk cenon veçoritë identitare, kulturore, gjuhësore dhe historike të bashkëqytetarëve tanë.

Grubi theksoi se në këto momente vendimtare të vendit duhet vepruar me racionalitet, duke shfrytëzuar mundësinë historike që të zgjidhet edhe kontesti i fundit me Bullgarinë.

И пораката што вчера стигна од Франција и нејзиниот претседател Емануел Макрон е дека сега е моментот да се донесе одлука која ќе ја обликува иднината на Северна Македонија согласно нејзината определба да биде целосно дел од европското семејство.

Dhe mesazhi që mbërriti dje nga Franca dhe presidenti i saj Emanuel Makron është se tani është momenti për të marrë një vendim që do të formësojë të ardhmen e Maqedonisë së Veriut në përputhje me vendosmërinë e saj për të qenë plotësisht pjesë e familjes evropiane.

Sipas Makronit, Maqedonia e Veriut sërish ndodhet para një momenti kyç të historisë së vet.

“Shtatëmbëdhjetë vite pas marrjes së statusit të kandidates, sapo hapet mundësia historike: hyrja në fazë aktive të procesit për inkuadrim drejt Bashkimit Evropian. Zgjedhja është e juaja, thuhet në porosinë e presidentit të Francës, Emanuel Makron, të kumtuar nga Ambasada franceze në Shkup.

Është e juaja, porositë Makroni, ta sillni vendimin i cili do t’i japë formë të ardhmes së Maqedonisë së Veriut, për të cilën, siç thotë, është i bindur se përcaktimi i saj do të jetë tërësisht pjesë e familjes evropiane.

“Tani u mbetet juve maqedonasve të deklaroheni. Fuqia për ta ndryshuar rrjedhën e historisë prej tani është në duart e juaja. Nuk do t’ju them se kjo përgjigje është e përsosur, por do t’ua pastrojë rrugën evropiane. Si edhe çdo marrëveshje, ashtu edhe kjo bazohet në kompromise dhe baraspeshë. Kjo marrëveshje nuk e sjellë në pikëpyetje ekzistimin zyrtar të gjuhës maqedonase, e cila është pjesë përbërëse e identitetit tuaj”, thekson Makron.

Në këtë marrëveshje, thekson Makron, është cekur Marrëveshja për miqësi me Bullgarinë e vitit 2017.

Edhe njëherë, erdhi koha të bëhet zgjedhja dhe ne jemi në anën tuaj për t’ju inkurajuar të bëni hap të ri, porositi presidenti francez.

Keni, përkujtoi ai, status të kandidates prej vitit 2005 dhe kjo zgjati tejet shumë. prandaj, sfida tani është të hyni në fazë të re të procesit të integrimit tuaj.

“E dimë se me kalimin e kohës, prolongimet dhe vështirësitë, kjo perspektivë evropiane u bë lëndë e dyshimeve. Unë jam plotësisht i vetëdijshëm për thellësinë dhe ndjeshmërinë e çështjeve që duhet të zgjidhen mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Gjatë kryesimit francez e Këshillin e Bashkimit Evropian, si dhe gjatë kryesimit gjerman, portugez dhe slloven, nuk i kurseva përpjekjet për t’u gjetur zgjidhja e cila do t’i respektojë interesat dhe dinjitetin e të dyja palëve”, thuhet në porosinë e Makronit.

Edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dje theksoi se jemi përpara një vendimi tjetër të vështirë, pra, siç tha ai, përpara një udhëkryqi tjetër në rrugën tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, theksoi se nuk duhet të lejojmë që të nëpërkëmbim gjithçka që është bërë deri më tani, të gjitha vështirësitë e tejkaluara, çështjet kontestuese dhe situatat konfliktuale dhe të mos lejojmë që mosmarrëveshjet dhe revolta të shkaktojnë një ortek që do të sjellë dëme të pakthyeshme.

“Të jemi të urtë dhe të bashkuar, të ndërtojmë një qëndrim zyrtar pas propozimit francez, tashmë evropian”, tha Xhaferi, duke kërkuar një proces të gjerë konsultimi me të gjithë aktorët në vend, me opozitën, sektorin civil, mediat, ekspertët dhe publiku i gjerë në vend dhe shqyrtimi i të njëjtit në Kuvend.

Grupi punues i partive politike për propozimin francez nuk ka rënë dakord për një takim të ri, pas atij të dy ditëve më parë në të cilin asnjë nga përfaqësuesit e partive nuk ka devijuar nga qëndrimet e tyre.

Deputeti Antonio Milloshoski i cili është përfaqësues i VMRO-DPMNE-së për MIA-n tha se nuk ka marrëveshje për takim të ri dhe ka theksuar një takim i ri do të kishte kuptim kur Qeveria ose shteti do të dërgonte vërejtje të argumentuara për propozimin francez.

“Nëse BDI dhe LSDM pranojnë të dërgojmë të gjithë bashkë si Qeveri, Kuvend dhe shtet vërejtje të argumentuara për korrigjim të propozimit francez, atëherë takimi i ardhshëm do të kishte kuptim”, tha Milloshoski për MIA-n.

Informacione nga LSDM dhe BDI lidhur me vazhdimin e punës së grupeve të punës tani për tani nuk ka.

Në përbërje të këtij grupi janë zëvendëskryeministri për Çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Jovan Mitreski, deputetët Antonio Milloshoski dhe Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE, koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi, Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët dhe deputeti Pavle Trajanov si përfaqësues i PLD-së, RDM-së dhe LD-së.

Pas takimit të parë të djeshëm koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski ka deklaruar se deri te të gjithë grupet parlamentare kanë dërguar propozim- konkluzat e tyre që duhet të miratohen lidhur me informatën që duhet Qeveria ta dërgojë deri në Kuvend.

Deputeti Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE ka dhënë tashmë qëndrimet e tij të njohura të partisë opozitare.

Arbër Ademi nga BDI pas takimit ka deklaruar se çështja është se gjuha maqedonase do të bëhet pjesë e gjuhëve zyrtare të BE-së dhe se është e qartë si kristali në kornizën negociuese.

Lideri i LD-së, Pavle Trajanov është angazhuar për miratimin e konkluzave sipas propozimit me mbështetje të gjerë në Kuvend.

“Konkluzat duhet të obligojnë Qeverinë të bëjë përpjekje të asaj që qëndron në të dhe të ndërtojë kornizën negociuese edhe në dokumentet e tjera dhe nëse nuk ka sukses kjo do të nënkuptonte se nuk mund të japë pajtueshmëri për propozimin”, tha Trajanovi.

Ndërkaq, pas dorëzimit të propozimit nga Qeveria në Kuvend, lideri i opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, duke marrë pjesë në protestën kundër propozimit francez, tha se nuk do të mbështesin asnjë ndryshim kushtetues në kuadër të përmbushjes së kërkesave bullgare.

“Opinioni maqedonas duhet të jetë i sigurt se çfarëdo që të ndodhë më pas me këtë tradhëti dhe fatkeqësi kombëtare që po e përgatit Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së, VMRO DPMNE në Kuvend nuk do ta pranojë. Për këtë duhen 80 deputetë, kujdesuni që të mos i kenë, tha Mickoski.

Për shkak të propozimit francez, gjatë gjashtë ditëve të fundit u mbajtën protesta nën moton “Ultimatum, JO, faleminderit” para Qeverisë dhe Kuvendit, ndërsa protestat e mbrëmshme kaluan të qetë dhe pa incidente, ndryshe nga ato të mëparshmet ku u lënduan policë dhe protestues u arrestuan. Dje Departamenti Amerikan i Shtetit bëri thirrje për vetëpërmbajtje nga dhuna në protesta, ndërsa më herët thirrje të tilla kanë bërë edhe Ministria e Punëve të Brendshme, zyrtarë të qeverisë, por edhe drejtues partish, të cilët nga ana e tyre kanë akuzuar njëri-tjetrin për provokime.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments