Saturday, May 18, 2024
HomeLajmePronari i qendrës “Orenda”, ishte në dijeni për keqtrajtimet që ishin bërë...

Pronari i qendrës “Orenda”, ishte në dijeni për keqtrajtimet që ishin bërë ndaj të moshuarve

Anton Rasaj, pronar i Qendrës për të Moshuar “Orenda” në Pejë, para gazetarëve është shprehur i shqetësuar dhe ka kërkuar falje për pamjet e rënda të rastit që ka ndodhur në këtë qendër.

Ai thotë se kanë vendosur të investojnë në vendlindje që të kenë mundësi më shumë qytetarë për vende pune, por që sipas tij ky rast tashmë i ka lënë të befasuar duke pasur parasysh se bëhet fjalë për kujdesin që duhet treguar ndaj prindërve të familjarëve.

Por, Rasaj ishte në dijeni për rastet e keqtrajtimeve ndaj të moshuarve në këtë qendër.

Qytetari Tomor Hasani, ka bërë të ditur për Telegrafin se me datën 20.09.2021 përmes një e-maili, ka çuar ankesë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për keqtrajtimet që iu janë bërë vazhdimisht të moshuarve në “Orenda”.

Sipas tij, pikërisht pronari i qendrës “Orenda”, Aton Rasaj, i ka bërë presion që ta tërheq ankesën nga ministria në fjalë.

“Fatkeqësisht pas ankesës time nuk është marrë asnjë masë nga institucioni në fjalë. Përkundrazi fëmijëve të familjares time që është e vendosur aty, u është bërë presion nga pronari i kësaj qendre Anton Rasaj, që të më bind ta tërheq këtë ankesë”, ka thënë Hasani.

E përkundër ankesës që kishte bërë, MPMS nuk kishte marrë masa ndëshkuese. Madje, ai thotë se as nuk kishte marrë përgjigje nga ministria.

Zhaneta Nura e cila është e bija e të moshuarës që është keqtrajtuar, në një rrëfim për RTV Dukagjinin ka thënë se është tronditur rëndë nga ngjarja në qendrën e të moshuarve.

“Nuk kam fjalë për ta përshkruar dhimbjen, pas rastit që ka ndodhur. Unë para disa ditëve kamë parë shenja dhune, por as që më ka shkuar në mendje se mund të ndodh dhunë në një qendër që pretendonte se kishte standarde zvicerane”.

“Shpresojë që drejtësia të veprojë. Nënës sime i ndodhi, por shpresoj të mos i ndodh askujt”.

Ajo thotë se qysh në momentin e dorëzimit nuk ka parë shumë trajtim të mirë.

“Një lloj tërheqje për krahu jo e zakonshme ishte kur e kam dorëzuar, por nuk më ka shkuar në mendje se do të ketë keqtrajtim”, deklaroi ndër të tjera Zhaneta Nura

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments