Wednesday, April 24, 2024
HomeLajmeKosovaProkuroria Themelore në Prishtinë ngre aktakuzë ndaj 12 personave

Prokuroria Themelore në Prishtinë ngre aktakuzë ndaj 12 personave

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit, aktakuzat e ngritura për veprat penale janë për kanosje, ngacmim, rrezikim të trafikut publik, mashtrim, vjedhje të rëndë dhe keqtrajtim të ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike.

Njoftimi i plotë:

Pesë persona akuzohen për veprën penale “Kanosja”;

Dy akuzohen për veprën penale “Ngacmimi”;

Dy për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një për veprën penale “Mashtrimi”;

Një për veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe një për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments