Sunday, May 5, 2024
HomeLajmeKosovaProkuroria e Hagës e ftoi për intervistim, Remi njofton se i është...

Prokuroria e Hagës e ftoi për intervistim, Remi njofton se i është anuluar

Ish-komandanti i Zonës operative të Llapit, Rrustem Mustafa (Remi), dje mbrëma është ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për intervistim, por që e njëjta është anuluar po nga ZPS-ja.

Këtë e ka berë të ditur vetë ish-komandanti me anë të një postimi në Facebook .

Mustafa theksojë se lufta e UÇK-së ka qenë luftë mbrojtëse dhe çlirimtare dhe u shpreh me fat që është njëri nga protagonistët e kësaj lufte./IndeksOnline/

Postimi i plotë:

Të dashur miq!

Në mbrëmjen e dt. 1.11. 2023, nga zyrtarët e dhomave të veçanta të Prokurorisë Speciale të Kosovës, kam pranuar një ftesë për t’u intervistuar sot, me 3.11.2023, në ora 09:00.

Në ndërkohë, po nga të njëjtit zyrtarë, dje pasdite, fillimisht përmes një thirrjeje telefonike dhe  pastaj një sms-je dhe email-i, m’u konfirmua se intervistimi im nga ZPS-ja është anuluar.

Të dashur e të nderuar miq,

Në lidhje me këtë çështje dua ta konfirmoj edhe një herë përcaktimin e përkushtimin tim.

Si në të kaluarën ashtu edhe sot, por edhe nesër e kurdo që është nevoja, jam i gatshëm për të dhënë kontributin tim në favor të drejtësisë.

Lufta e UÇK-së ka qenë luftë mbrojtëse dhe çlirimtare, ashtu siç thonë edhe miqtë ndërkombëtarë.

Luftë më të drejtë dhe më të pastër (për aq sa, pastërtinë e tillë e mundosojnë rrethanat e luftës) nuk njeh historia e njerëzimit.

Jam me fat që kam qenë njëri nga protagonistët e kësaj lufte, dhe të vërtetën e saj jam i gatshëm ta mbroj në çfarëdo cilësie.

Falë luftës së UÇK-së, jo vetëm Kosovës por edhe rajonit, i është hapur rruga e integrimit në familjen evropiane, aty ku e kemi vendin ne si komb dhe si shoqëri.

Me nderime!

Rrustem Mustafa

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments