Saturday, April 20, 2024
HomeTjeraKuzhinaPrinces krofne

Princes krofne

PËRBËRËSIT:

1 filxhan kafeje yndyrë, 2 filxhanë kafeje ujë, 100 gr miell (1 gotë 2. 1/2 dcl), 1/2 qeskë pluhur paste, 4 vezë.

KREMI:

1 litër qumësht, 8 lugë supe sheqer, 8 lugë miell, 2 vezë, 1 sheqer vanileje.

Pregaditja:

Vlohet uji me yndyë. Largohet ena nga zjarri dhe, duke e përzier, hidhet gradualisht mielli i përzier me pluhur paste. Ena kthehet në zjarr për t’u fërguar brumi gjersa të shkëputet nga luga dhe ena.

 

Brumi ftohet, pastaj hidhen vezët një nga një, duke e tundur brumin me mikser. Me kaush ose me lugë të mesme, në madhësi të një arre, të larguara njëra nga tjetra, vendosen topthat në tepsi të shtruar me letër për gatim , ose në formë topthash të vegjël – profiterole, në formë të zgjatur – moka ekler. Futen në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C për t’u pjekur për afro 30 minuta. Nuk çilet furra 20 minuta pas pjekjes.

 

Të verdhat e vezëve, sheqeri, mielli, sheqeri vanilje dhe 1 gotë qumësht i ftohtë, tunden me mikser.

 

Masa derdhet në qumështin e valë, duke e tundur kremin vazhdimisht me mikser, gjersa të trashet. Të bardhat e vezëve tunden në shkumë të qëndrueshme dhe bashkohen me krem duke e përzier me lugë gjersa të bëhet një krem kompakt. Krofnet e pjekura priten horizontalisht përgjysmë dhe mbushen me kremin e përgatitur. Mbi hidhet sheqer pluhur. Princ krofnet mund të mbushen edhe me akullore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments