Wednesday, May 8, 2024
HomeLajmeKosovaPresidentja Osmani për liberalizimin e vizave: “Ky vendim është meritë e popullit...

Presidentja Osmani për liberalizimin e vizave: “Ky vendim është meritë e popullit të Kosovës”

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar sot pas miratimit të vendimit për liberalizimin e vizave nga Parlamenti Europian.Ajo tha se ky vendim final është fitore edhe për demokracinë në Europë dhe jo vetëm për Kosovën. Osmani tha se meritë për këtë ka populli i Kosovës.“Vendimi i sotëm final për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës është fitore, jo vetëm për vendin tonë, por për vetë demokracinë dhe unitetin në Evropë. Ky vendim është meritë e popullit të Kosovës, vendosmërisë së pashembullt të treguar përgjatë viteve, pavarësisht vonesave dhe padrejtësive të ndryshme”.

Osmani tha se nga data kur qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm do të ndihen të barabartë me popujt tjerë europianë.“Më 1 janar 2024, qytetarët tanë më në fund do të ndihen të barabartë me popujt tjerë evropian, për të lëvizur lirshëm në kontinentin që ata i përkasin, e për të cilin kanë kontribuar ndër shekuj. Tanimë, lëvizja në shtetet evropiane është më e lehtë, familjet tona janë më afër dhe mundësitë për avancim e bashkëpunim më të mëdha”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments