Saturday, April 27, 2024
HomeLajmePregaditja shkollore dhe profili profesional-Shkrim nga Fetah Veliu

Pregaditja shkollore dhe profili profesional-Shkrim nga Fetah Veliu

Shkrim nga Fetah Veliu-Trajner i Futbollit

Pregaditja shkollore dhe profili profesional

Shkenca sqaron dhe verteton permes hulumtimeve te ndryshme trajnuese dhe programore, se truri i njeriut ne kohe shton masen e tij organike dhe po ashtu edhe eficencen funksionale neurale.
E para , masa vellimore organike e trurit shkon ne rritje te peshes nga 400 gram te femiu i posalindur, gjere ne 1400 gram te nje person i rritur mbi moshen 20 vjeçare, ndersa eficenca funksionale neurale rritet me kohe, gjere ne plakjen e vonshme te njeriut, duke qene vazhdimisht i trajnuar me formatizim te informatave te reja nga ambienti qe e rrethon dhe sidomos nga ngjarjet e ndryshme , rrugtimit shkollor, e ne veçanti nga organizimet profesionale!
Maksima shkencore, ajo filozofike thot: ” te gjitha shfaqjet e juaja, qofshin ato ne artikulim te fjaleve me permbajtje tematike, si dhe te pragmatizmit te larte eksplicit profesional, bazen neuro motorike e kane ne tru, ne qendrat, arialet sensomotorike”.
Me fjale te tjera, ju nuk mund te artikuloni nje permbajtje tematike eksplicite dhe implicite profesionale, nese nuk eshte e njohur, apo e formatizuar me pare ne zonat, arealet neurale, qofshin ato ne korteksin sensitiv apo ate motorik.
E njohur eshte nga fizika kuantike, se materja organike ne mase ma te madhe apsolute eshte energji. Energjia mundet te jet: fizike, mentale, emocionale dhe spirutale ( shpirterore). Ne prezentimet e mija publike , ne temat e programit mental, kam shtjedhuar dhe zberthyer prezencen e energjis mentale ( energjia informative), njeashtu edhe kalimthi kemi prezentuar edhe per energjin fizike, ate emocionale dhe spirutale.
Por, dua te nenvizoj njohurin shkencore te raportit energjetik te komponenta fizike dhe asaj mendore, mentale.
Nese jemi ne nje aktivitet organizativ profesional, qoft te nje veprimtarie sportive , te nje lamie te ndryshme profesionale dhe ne lojen e futbollit, raportet energjetike ne mes te asaj fizike dhe mentale, korespondoj ne vlera te kunderta funksionale dhe formatizuese. Pra nese jemi ne nje aktivitet sportiv apo profesional, energjia fizike hargjohet , varesisht nga koha e aktivitetit organizativ, ndersa energjia mentale, sa ma larg dhe me shume te jemi ne organizim trajnues dhe profesional, po aq me shume ajo shtohet , formatizohet dhe akumulohet si komponent e energjise informative neurale, duke marre informata te reja dhe shtuar vellimin trajnues, formatizues neural, truror.
E potencova kete te dhene me larte shkencore, per te rikujtuar akteret sportiv, te ashtuquajtur “profesional”, sidomos ata qe gjinden ne profesionin e teknikut trajnerit sportiv ne futboll, se per te qene protagonist funksional dhe profesional, duhet ne kohe, ne programe dhe metodologji te caktuara shkollore dhe profesionale te jeni te formatizuar, te trajnuar ne ate te zenjes se njohurive shkencore per profesionet te caktuara dhe ate te sportit dhe futbollit.
Nuk mundeni te jeni shume profesional, nese paraprakisht ne kohe, nuk jeni te shkolluar dhe te trajnuar drejt ne avansimin e shtimit te njohurive organizative dhe menaxhuese profesional.
Eshte shqetesuese edhe me shume, sidomos ne sportin dhe futbollin tone vendor, kur ne nje institucion, organizat, asociacion, apo klub sportiv emrohen persona, te cilet kane munges te larte shkollore, nuk njofin bazat elementare shkollore, ato te metodologjise organizative trajnuese, e si te jene ne gjendje te menaxhojne nje grup akteresh profesional ne sport dhe futboll, te cilet keta te njejtit posedojne shkollim, formim te larte profesional si futbollista.
Me ka rastise te shof dhe te ndegjoj, ne shume prezentime te trajnerave sportiv dhe te futbollit, te hasim munges te artikulimit fonetik te fjaleve, munges te larte te njohjes se drejteshkrimit, morfologjise se fjalevete si dhe te perdorimit ne munges te shenjave te piksimit!!!
Si eshte e mundshme, kur hasim ne shume veshtersi bazike shkollore dhe profesionale te nje akteri “profesional” te sportit dhe futbollit, dhe te njejtit akter sportiv dhe te futbollit, me vite dhe dekata drejtojne institucionet, organizatat, asociacionet dhe klubet sportive, te futbollit .
Nuk mund te kemi evulim dhe zhvillim progresiv ne fushen e sportit dhe te futbollit , gjersa ne krye te institucionit dhe klubit sportiv , te nje skuadre futbolli gjinden personazhe qe kane munges te formimit shkollor dhe profesional.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments