Tuesday, May 21, 2024
HomeLajmeKosovaPolicia Ushtarake e FSK-së realizon kursin bazik, ngrit kapacitetet e saj

Policia Ushtarake e FSK-së realizon kursin bazik, ngrit kapacitetet e saj

Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të Policisë Ushtarake të FSK-së, është realizuar kursi bazik për Polici Ushtarake të organizuar nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, dhe realizuar në bashkëpunim me Instruktorët e Policisë Ushtarake.

Sipas njoftimit të FSK-së, kursi bazik zgjat 10 javë dhe pjesëtarët trajnohen në teorinë mbi ligjet, rregulloret dhe aktet tjera në fuqi si dhe aspektin praktik të ekzekutimit të detyrave të PU-së.

“Pjesëtarët gjatë trajnimit janë validuar në detyra të Policisë Ushtarake, si patrullime, ndalesa në trafik, reagimi ndaj mjeteve shpërthyese, menaxhimi i turmave, menaxhimi i kampit të robërve të luftës, neutralizimi i gjuajtësit aktiv.Komandanti i Policisë Ushtarake nënkolonel Besnik Selimi ka përgëzuar pjesëmarrësit dhe me këtë rast në bazë të vlerësimit nga instruktorët janë ndarë çmimet: çmimi Akademik gjatë trajnimit Bazik për Policinë Ushtarake për OR3 Idriz Hoti dhe çmimi instruktor i dalluar për OR6 Faton Muli”.https://www.facebook.com/SHPFSK/posts/775327788110131?ref=embed_post

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments