Monday, May 20, 2024
HomeLajmeKosovaPolicia rrethon Rektoratin e UP-së, kërcënim për sulm me bombë

Policia rrethon Rektoratin e UP-së, kërcënim për sulm me bombë

Rektorati i Universitetit të Prishtinës është rrethuar nga Policia, raprton Gazeta Express. Në adresë të rektoratit thuhet se u ka shkuar një e-mail, ku janë kërcënuar me bombë.

“Kemi pranuar një e-mail anonim për një bombë, në siç e kanë shënuar ‘Hasan Prishtina’. Emaili ka ardhë në adresë të rektoratit”, ka thënë rektori Naser Sahiti për Kallxo.com

Gazeta Express ka provuar që të marrë një përgjigje nga Policia, por zyrtarët për media nuk janë përgjigjur.

Express do t’ju mbajë të informuar rreth këtij rasti.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments