Friday, April 24, 2026
HomeLajmeKosovaPolicia po i heton dy raste të vdekjeve, një në Prizren e...

Policia po i heton dy raste të vdekjeve, një në Prizren e një në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar dy raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24 orët e fundit.

Njëri rast ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut, ku një burrë është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij.

“Është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin 24-orësh,

Ndërkohë që rasti tjerët ka ndodhur në Prizren.

“Është raportuar se një mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është  konstatuar vdekja  e viktimës”, thuhet në raportin policor.

Në të dy rastet trupat janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe rastet janë duke u hetuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments