Friday, April 26, 2024
HomeLajmeKosovaPolicia Kufitare e Kosovës arreston një person të dyshuar për “falsifikim të...

Policia Kufitare e Kosovës arreston një person të dyshuar për “falsifikim të dokumenteve zyrtare” dhe “mashtrim”

Sot, Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit, me urdhër të prokurorisë kompetente ka realizuar një kontroll në fshatin Novosellë e Epërme (Gjakovë).

Operacioni i kontrollit të shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse është kryer nën dyshimin për posedim të “dokumenteve zyrtare të falsifikuara” dhe kryerje te veprës penale “mashtrim” sipas kodit penal të RKS-së, nga personi i dyshuar mashkull kosovar.

Gjatë realizimit të kontrollit/bastisjes në një dhomë të personit të dyshuar të lartcekur janë gjetur si prova materiale: Leje qëndrimi sllovene ( të dyshuara si të falsifikuar), transaksione bankare të ndryshme (në vlerë mijëra euro) dhe dy mijë e shtatë qind euro (2.700 euro), që dyshohet se janë marrë  nga ankuesit.

Dyshohet se për një dokument zyrtar të leje qëndrimit slloven, viktimat kanë paguar rreth katër mijë e pesë qind euro (4.500 euro).

Lidhur me rezultatet e kontrollit është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit provat material konfiskohen, ndërsa personi i dyshuar ndalohet 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments