Saturday, May 4, 2024
HomeLajmePolicia konfiskoi sot 15 patentë-shoferë në rrugën Prishtinë-Gjilan

Policia konfiskoi sot 15 patentë-shoferë në rrugën Prishtinë-Gjilan

Policia e Rajonit të Prishtinës, Njësiti Rajonal i Trafikut Rrugor, po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik.

Gjatë muajit prill 2022, janë shqiptuar 8149 tiketa për kundërvajtje të ndryshme, ndërsa vetëm sot në rrugën Prishtinë-Gjilan janë konfiskuar 15 patentë-shoferë për tejkalim në vijën e plotë.

Policia njofton se operacionet për siguri në rrugë, do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë derisa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments