Thursday, March 28, 2024
HomeLajmeKosovaPolicia konfirmon: Vdes në Prishtinë një shtetas i huaj, u gjet i...

Policia konfirmon: Vdes në Prishtinë një shtetas i huaj, u gjet i shtrirë në rrugë

Policia e Kosovës ka konfirmuar për klankosova.tv, se një person shtetas i huaj, ka ndërruar jetë pasi rreth orës 18:15, u gjet i shtrirë në rrugën ”Ukshin Hoti” në Prishtinë.

Mësohet jozyrtarisht se bëhet fjalë për një diplomat të Ambasadës së Malit të Zi.

Tutje në raportin e policisë, thuhet se me të pranuar informatën, bashkë me ta ekipi i mjekëve emergjentë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku më pas i njëjti është dërguar në QKUK.

”Sot rreth orës 18:15 kemi pranuar informatën për një person të shtrirë në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Personi (shtetas i huaj) është dërguar në QKUK, nga ku jemi njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit po punon për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments