Friday, May 3, 2024
HomeLajmeKosovaPolicia e Gjilanit për sulmin ndaj Qëndron Kastratit: Po punojmë në identifikimin...

Policia e Gjilanit për sulmin ndaj Qëndron Kastratit: Po punojmë në identifikimin e përgjegjësve

Arianit Ibrahimi, shef i Shtabit të kryetarit aktual të Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se mbrëmë është sulmuar kandidati i Partisë Socialdemokrate për kryetar të Kamenicës.

Se Kastrati është sulmuar mbrëmë është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai për Paparacin ka thënë se Kastratit i është dëmtuar vetura, kurse personat përgjegjës ende nuk janë identifikuar nga Policia.

“Rasti ka ndodhur në fshatin Karaqevë e Ulët. Është rast i hapur për sulm edhe dëmtim i pronës, sepse ia kanë dëmtuar veturën. Policia është duke punuar në identifikimin e personave përgjegjës dhe rasti është duke u hetuar”, tha ai.

Ibrahimi ka shkruar në Facebook se “një grup kriminal i udhëhequr nga Bujar Fera dhe Besim Fera (burri i kandidatës së VV-së) kishte vendosur postbllok në Karaqevë të Poshtme”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments