Friday, May 17, 2024
HomeLajmeKosovaPolicia del me statistika për të arrestuarit në kërkim ndërkombëtar,Kosova realizoi 12...

Policia del me statistika për të arrestuarit në kërkim ndërkombëtar,Kosova realizoi 12 raste të ekstradimit

Sipas listës, shihet se ka të ekstraduar për vrasje, vjedhje, keqtrajtim seksual i fëmijëve, tentim vrasje, grabitje e trafikim me narkotikë.

Policia e Kosovës ka realizuar 12 raste të ekstradimit, transferit apo depërtimit të personave të kërkuar ndërkombëtarisht, raporton teve1.info

Sipas komunikatës së Policisë, rastet kanë të bëjnë me vepra të ndryshme penale si: vrasje, vjedhje, keqtrajtim i fëmijëve e vepra tjera.

“• Me datën 08.11.2023 është ekstraduar shtetasi i Republikës së Kosovës, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale ‘vrasje’.

Personi është ekstraduar nga Mali i Zi në Republikën e Kosovës.

• Me datën 10.11.2023 është transferuar personi shtetas i Republikës së Kosovës, për veprën penale ‘vrasje’. Personi është transferuar nga Belgjika në Republikën e Kosovës.

• Me datën 13.11.2023 është transferuar personi shtetas i Republikës së Kosovës, për veprën penale ‘vjedhje’ dhe i njëjti është transferuar nga Belgjika në Republikën e Kosovës.

• Me datën 14.11.2023 është ekstraduar personi shtetas i Gjermanisë, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet e Austrisë për veprën penale ‘vjedhje e rëndë komerciale’.

Personi është ekstraduar nga Republika e Kosovës në Austri.

• Me datën 15.11.2023 është deportuar personi i kërkuar shtetas i Polonisë, për veprën penale ‘prishje e rendit dhe qetësisë publike’, ‘mospërfillje e urdhëresave të personave zyrtarë’.

Personi është deportuar nga Republika e Kosovës për në Poloni.

• Me datën 15.11.2023 është ekstraduar personi shtetas i Turqisë, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet e Turqisë për veprën penale ‘keqtrajtim seksual i fëmijëve’.

Personi është ekstraduar nga Republika e Kosovës në Turqi.

• Me datën 21.11.2023 është ekstraduar personi shtetas i Maqedonisë së Veriut, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’ dhe i njëjti është ekstraduar nga R. e Kosovës ne Maqedoninë e Veriut.

• Me datën 22.11.2023 është ekstraduar personi shtetas i RKS-së, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale ‘tentim vrasje’, ku i njëjti është ekstraduar nga Gjermania në Republikën e Kosovës.

• Me datën 29.11.2023 është ekstraduar personi shtetas i RKS-së, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale ‘tentim vrasje’. Personi është ekstraduar nga Franca në Republikën e Kosovës.

• Me datën 12.12.2023 është ekstraduar personi shtetas i Malit të Zi, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’. Personi është ekstraduar nga R. e Kosovës në Gjermani.

• Me datën 12.12.2023 është ekstraduar personi shtetas i RKS-së, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale ‘grabitje’. Personi është ekstraduar nga Gjermania në Republikën e Kosovës.

• Me datën 13.12.2023 është ekstraduar personi shtetas i RKS-së, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale ‘trafikim me narkotikë’. Personi është ekstraduar nga Gjermania në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), ka vazhduar në avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar me institucionet e zbatimit të ligjit të shteteve tjera dhe me organizatat ndërkombëtare policore dhe të sigurisë, me qëllim arrestimin e personave të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, ekstradimin apo sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë dhe një bashkëpunim dhe koordinim i tillë do të vazhdojë në frymën e partneritetit dhe besimit reciprok edhe në të ardhmen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments