Friday, March 29, 2024
HomeSportPogba: Me Benzeman jemi më të fortë sesa ishim në 2018-tën

Pogba: Me Benzeman jemi më të fortë sesa ishim në 2018-tën

Paul Pogba ka deklaruar se Franca është forcuar.

 

Reprezentuesi francez, Paul Pogba ka deklaruar në një konferencë për shtyp para ndeshjes me Gjermaninë se Franca ka skuadër më të fortë sesa kishte kur fituan Kupën e Botës në vitin 2018 dhe arsyeja kryesore ishte ardhja e Karim Benzemas.

Pogba vlerësoi lartë francezin dhe deklaroi se Franca është përmirësuar me ardhjen e tij.

“Me siguri që kemi një grup të lojtarëve të klasit botëror dhe kemi shtuar ende kualitet me Karimin (Benzeman)”, tha Pogba.

“Të gjithë e dinë, me Benzeman automatikisht në letër jemi më të mirë, madje më të mirë sesa ishim në 2018-tën kur fituam Kupën e Botës”, përdunoi Paul Pogba.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments