Thursday, May 9, 2024
HomeTop LajmetPo ia kërkojnë dorëheqjen pas deklaratës për Specialen, Gërvalla lajmërohet duke cituar...

Po ia kërkojnë dorëheqjen pas deklaratës për Specialen, Gërvalla lajmërohet duke cituar Fehmi Aganin

Në vazhdën e debateve në vend lidhur me deklaratën që e njëjta e kishte bërë për Specialen, kryediplomatja e Kosovës ka reaguar përmes një shkrimi në rrjete sociale, raporton Gazeta Express.

Në llogarinë zyrtare në Facebook, Donika Gërvalla, Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka cituar profesorin e ndjerë, Fehmi Aganin në përvjetorin e vrasjes së tij.

Ajo e ka quajtur Aganin trurin e rezistencës civile të shqiptarëve të Kosovës, si dhe arkitektin kryesor të pavarësisë.

“Prof. Agani pa dyshim është truri i rezistencës civile të shqiptarëve në Kosovën e viteve të 90-ta. Një ndër arkitektët kryesorë të pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.

Në drejtim të Gërvallës ditëve të fundit ka pasur shumë reagime, e kryeministrit Albin Kurti iu është kërkuar që ta shkarkojë të njejtën pasi që është kthyer në vëmendje një deklaratë që ajo e kishte bërë vite më parë për Specialen.

Kurti në anën tjetër ka reaguar duke i dalë në mbrojtje Gërvallës.

https://www.facebook.com/donikagervalla/posts/10218800229093757

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments