Saturday, April 20, 2024
HomeTop LajmetPetkoviqi provokon nga Graçanica: Me njerëzit tanë në zemër të Kosovës

Petkoviqi provokon nga Graçanica: Me njerëzit tanë në zemër të Kosovës

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq po qëndron në Kosovë. Ai ndoqi liturgjinë e Pashkëve ortodokse në mesnatë në manastirin e Graçanicës.

Petkoviq shkroi në Instagram se si ai i festoi Pashkët “në zemër të Kosovës”.

Edhe një javë më parë, Petar Petkoviq e ka vizituar Kosovën, me ç’rast dorëzoi çelësat e 12 banesave në Mitrovicën e Veriut si donacion nga Serbia.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla  pati thënë se ai kishte marrë leje për të hyrë në Kosovë.

Ajo pati deklaruar se nëse Petkoviqi s’e respekton marrëveshjen e Brukselit do të marrin masa.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments