Sunday, May 19, 2024
HomeLajmeKosovaPërveç që u kërkua marrëveshja me Serbinë, për çka tjetër u diskutua...

Përveç që u kërkua marrëveshja me Serbinë, për çka tjetër u diskutua në takimin mes Kurtit dhe Giacobbe

Përgjatë ditës së enjte kryeministri Albin Kurti është takuar me të të ngarkuarin me punë në ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Nicholas Giacobbe.

 

Në takim, kryeministrit Kurti iu kërkua nga Giacobbe që të arrihet një marrëveshje gjithpërfshirëse me Serbinë përgjatë mandatit të tij.

Një gjë e tillë u bë e ditur fillimisht nëpërmjet një postimi nga vetë Giacobbe, ku njoftoi edhe për takimin që pati me Kurtin dhe zëvendëskryeministrin e vendit, Besnik Bislimin.

“Takimi me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi ishte i kënaqshëm, ku diskutuam një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë këtu edhe planet për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë gjatë mandatit aktual të kryeministrit”, deklaroi i ngarkuari me punë nga SHBA.

Ndërkaq, në komunikatën e dërguar nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se Giacobbe shprehu vlerësim për çështjen e afganëve. I njëjti, sipas komunikatës, e ka mirëpritur ftesën e Kosovën në Samitin e Demokracisë që do mbahet në SHBA.

“I ngarkuari me punë në ambasadën e ShBA-ve, Giacobbe shprehu vlerësimin e tij për bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës, sidomos në lidhje me strehimin e qytetarëve afganë në Kosovë. Falë këtij bashkëpunimi, sot në mëngjes edhe 54 qytetarë afganë që kishin gjetë strehim të përkohshëm në Kosovë tashmë kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të filluar jetën e tyre të re. Ai po ashtu tha se ka mirëpritur ftesën e Qeverisë amerikane për Kosovën në Samitin e Demokracisë”, thuhet në komunikatë.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments