Friday, March 29, 2024
HomeBotaPërsëri luftë civile në Irlandën e Veriut? Belfast po “digjet” për natën...

Përsëri luftë civile në Irlandën e Veriut? Belfast po “digjet” për natën e katërt me radhë

Frika është rikthyer në Belfast në një nga kufijtë e pakët në Europën perëndimore, që prej vitesh ishte i padukshëm, duke kujtuar një lufte civile të përgjakshme që ka kushtuar 3 mijë viktima.

Përleshjet në Irlandën e Veriut kanë rifilluar si gjithmonë midis mbështetësve unionistë dhe protestantë që duan të mbeten pjesë e kurorës britanike dhe pjesa katolike që kërkon pavarësinë e plotë ose bashkimin me Republikën e Irlandës.

Përballja la në terren autobusë të djegur, pjesëtarë të forcave të rendit të plagosur, me hedhje reciproke të shisheve molotov, të ndarë nga një mur që prej dekadash ndan dy komunitetet, edhe pas marrëveshjes së paqes të vitit 1998 që përfundoi luftën civile.

Pikërisht kufijtë janë arsyeja e acarimit të situatës, që ka filluar të shqetësojë edhe Londrën. Çështja më delikate e Brexit, tërheqjes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, ishte ajo e Irlandës së Veriut.

Banorët e Irlandës së Veriut nga viti 1998 qarkullojnë lirshëm në Republikën e Irlandës, si pjesë e marrëveshjes.

Për të shmangur ngritjen e një kufiri doganor britanik me republikën e Irlandës, siç ndodh tashmë me vendet e tjera të BE-së, kryeministri britanik Boris Johnson pranoi që Irlanda e Veriut, edhe pse pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, të mbetej brenda regjimit doganor të BE-së. Por si pasojë, kjo ka krijuar faktikisht një kufi midis Irlandës së Veriut dhe Britanisë së Madhe, ku kanë filluar kontrollet.

Kjo gjë ka sjellë pakënaqësi të theksuar të komuniteti unionist, që ndihet i braktisur nga Londra. Raportimet flasin për kërcënime për vdekje ndaj doganierëve nga ana e grupeve paramilitare protestante që ende ekzistojnë, dhe tashmë situata ka kulmuar në përballje të drejtpërdrejtë, dhe kërcënon për përkeqësim të mëtejshëm.

Kryeministri Boris Johnson ka deklaruar se është shumë i shqetësuar për situatën, ashtu si dhe qeveria lokale që mbahet nga një ekuilibër midis dy komuniteteve, që duket tashmë shumë i brishtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments