Friday, April 26, 2024
HomeShëndetësiPërse fryhet stomaku? Arsyet më të shpeshta dhe zgjidhjet më të thjeshta...

Përse fryhet stomaku? Arsyet më të shpeshta dhe zgjidhjet më të thjeshta për këtë problem

Ndonjëherë mund ta pyesni veten pse ndiheni me një stomak ose bark të fryrë, epo ka disa arsye përse ndjeni diçka të tillë.

 

Sipas ekspertëve  gratë vuajnë nga fryrja e barkut më shumë sepse nivelet e larta të estrogjenit shkaktojnë mbajtjen e ujit.

Gratë gjithashtu përjetojnë më shumë simptoma të IBS për shkak të çekuilibrit hormonal dhe një nga simptomat e IBS është fryrja e barkut.

Ka disa mënyra për të evituar ose për të ndihmuar veten që mos ta ndjeni shume këtë fryrje:

1-Mos vishni rroba të ngushta kur hani bukë: ‘Ndonjëherë nuk ka të bëjë çfarë hani por SI. Veshja e ngushtë mund t’ju ​​ngushtojë stomakun, duke e bërë më të vështirë kalimin ushqimit ’shpjegon ekipi i Gut Stuff. Prandaj, lironi rrobat para se të hani.

2-Hani fibrat e duhura:’Ushqime si thjerrëzat, fasulet, brokoli, shpargu, misri, gruri, patatet, ëmbëltuesit artificialë ose shumë fibra mund të shkaktojnë fryrje të stomakut,’ thotë Z. Chophada. ‘Mbajtja e një diete ushqimore për të parë nëse ndonjë ushqim specifik shkakton simptomat e fryrjes mund të ndihmojë.’

3-Eleminoni pijet e gazuara: Ndoshta nuk është për t’u habitur por pijet me gaz janë një faktor tjetër që shkakton ndjesinë e fryrjes sepse ato lëshojnë gazin dioksid karboni në stomak.

4- Bëni kujdes me stresin: Kur jemi në ankth, frymëmarrja jonë mund të bëhet e parregullt, mund të thithim më shumë ajër, ose padashur të mbajmë frymën. Kjo ndikon në fryrjen e stomakut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments