Thursday, May 9, 2024
HomeLajmeKosovaPerleshje mes gjashtë personave në Prishtinë, katër nga ta janë të mitur

Perleshje mes gjashtë personave në Prishtinë, katër nga ta janë të mitur

Gjashtë persona janë përfshirë në një përleshje fizike dje në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 15:00, në rrugën “12 Qershori”.

Sipas njoftimit të policisë, sherrin e kishin nisur tre të dyshuar të mitur, të cilët kishin sulmuar fizikisht tre persona të tjerë, një nga të cilët ishte po ashtu i mitur.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, kurse i treti për shkak se kishte qenë i sëmur është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftim të policisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments