Sunday, May 5, 2024
HomeLajmeKosovaPërjashtimi i Berishës, analistët në Kosovë të ndarë në qëndrimet për vendimin...

Përjashtimi i Berishës, analistët në Kosovë të ndarë në qëndrimet për vendimin e Bashës

Jehona e përjashtimit nga grupi parlamentar të ish-liderit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, nuk kaloi pa u komentuar edhe në Kosovë.

 

Analisti Milaim Zeka e cilësoi të turpshëm veprimin e kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha

“Unë e marr dhe e mbështes këtë vendim, por ‘duke mos dashur që të jem kundër Amerikës, por edhe kundër babait tim politik, i cili ka ndërtuar gjithë karrierën time politike dhe ekonomike’, sepse mbi karrierën që ia ndërtoi Sali Berisha Lulzim Basha ka bërë miliona… ‘jap dorëheqje nga posti i kryetarit të PD-së’ dhe në këtë rast do të ngelej në ndërgjegjen e Berishës për të dhënë ose mos të dhënë dorëheqje,” – tha Zeka.

Ndryshe mendon analisti Adrian Çollaku, për të cilin një vendim i tillë ishte i pritshëm pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës nga SHBA.

“Mendoj se z. Basha nuk ka pasur zgjidhje tjetër ose ta largojë z. Berisha ose të largohej vetë nga PD. Në mesin e këtyre dy opsioneve ky e ka zgjedhur përjashtimin e Berishës. Ne e dimë që ndikimi amerikan është shumë i madh dhe një kërkesë e tyre natyrisht që do të jetë problematike për këdo që ta refuzojë. Tani a ka bërë mirë apo keq, është temë tjetër, mirëpo këtu flasim për një kërkesë të amerikanëve dhe ka qenë shumë vështirë të refuzohet,” – tha Çollaku.

Ish-Presidenti dhe ish-kreu i PD-së, Sali Berisha, të enjten, pas kërkesave të vazhdueshme nga SHBA, u përjashtua përkohësisht nga grupi parlamentar pas një vendimi të kreut aktual të partisë, Lulzim Basha.

Vendimi ishte i papritur për shumë zyrtarë të PD-së, disa prej të cilët u shprehën kundër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments