Friday, March 29, 2024
HomeTjeraKuzhinaPerime të pjekura në kos dhe hudhra – Plot shije dhe shëndet

Perime të pjekura në kos dhe hudhra – Plot shije dhe shëndet

Kjo është ndër ndër sallatat tipike shqiptare, e përgatitur prej dekadash nga nënat e gjyshet.

 

Një pjatë e shijshme, fantastike e pasur me vlera ushqyese dhe ideale për të shoqëruar një vakt të shëndetshëm dreke apo edhe darke.

E përgatitur me perimet më të mira të stinës, të cilat sigurisht mund t’i përzgjidhni sipas dëshirës.

Karrota, patate, speca, kungulleshka, hudhra, patëllxhanë, gjithçfarë perimesh që keni në kuzhinën tuaj mund t’i bëni pjesë të kësaj recete.

Përbërësit

Dy karrota

Dy patate mesatare

Dy kungulleshka

Dy patëllxhanë mesatarë

Dy speca të kuq

Dy speca të gjelbër

Kripë

Vaj ulliri

Piper i zi pluhur

Piper i kuq pluhur

Majdanoz

Përgatitja

Të gjitha perimet pastrojini mirë me ujë të bollshëm.

Futini të gjitha në zgarën e furrës së parangrohur në 200 gradë dhe lërini të piqen përreth 30-40 minuta.

Pasi të jenë zbutur hiqini nga furra, qërojini me kujdes dhe pritini në copa të vogla sipas dëshirës, vendosini në një pjatancë dhe hidhuni pak kripë.

Për përgatitjen e kosit, ju duhen një gotë kos, hollojeni me disa lugë ujë, hidhini 2-3 thelpinj hudhra të shtypura dhe kripë.

Kosin e përgatitur hidheni sipër perimeve të pjekura që keni në pjatancë, sipuer spërkateni me majdanoz të grirë hollë, vaj ulliri dhe piper tue kuq pluhur.

Previous article
Next article
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments