Wednesday, April 17, 2024
HomeLajmeKosovaPërfundon i ftohti dhe kthehen ditët me diell, ky është parashikimi i...

Përfundon i ftohti dhe kthehen ditët me diell, ky është parashikimi i motit

Prishtina Weather ka dalur me parashikimin e motit për dy ditët e ardhshme, ku bëhet e ditur se do të ketë përmirësim të motit pas disa ditëve të ftohta në këtë fillim të muajit prill.

Ky është parashikimi i motit:

8.04.2021 – Parashikimi i motit për dy ditët në vijim

9.04.2021 – Në mëngjes ftohtë dhe kthjellët.  Ditën kryesisht me diell, me zhvillime të vranësirave të pakta.   Në mbrëmje kthjellime.  Temperaturat në vise të ulëta -2C deri 12C, e në vise malore -7C deri 6C.  Do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga veriperëndimi 2-5m/s, e nga Dukagjini drejtimesh të ndryshme.  Indeksi UV: 5.  Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera mesatare dhe të, e në mbrëmje kalon edhe në të dobëta.

10.04.2021 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën më butë, me intervale më të gjata me diell dhe vranësira kalimtare.  Temperaturat në vise të ulëta -1C deri 15C, e në vise malore -4C deri 10C.  Era do të fryjë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 3-10m/s.  Indeksi UV: 6. Indeksi i cilësisë gjatë ditës në vlera të pranueshme e mesatare, e në mbrëmje vende-vende kalon edhe në të dobëta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments