Friday, April 26, 2024
HomeSportPërfundojnë ndeshjet: Dukagjini mposht Malishevën, Gjilani dhe Ballkani ndajnë pikët

Përfundojnë ndeshjet: Dukagjini mposht Malishevën, Gjilani dhe Ballkani ndajnë pikët

Janë zhvilluar ndeshjet e radhës në elitën e futbollit kosovar.

 

Dukagjini ka arritur të mposht Malishevën me rezultat 2-0.

Në një ndeshje të baraspeshuar në pjesën e parë, rezultati nuk u zhbllokua dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat të barabartë 0-0.

Në pjesën e dytë Dukagjini ishte më superiore dhe arriti të kalojë në epërsi në min e 68′ përmes Bujar Shabanit, ndërsa krejt në fund Granit Elezaj shënoi në min 90+3′ për rezultatin përfundimtarë 2-0.

Në anën tjetër derbi mes Gjilanit dhe Ballkanit u mbyll baras 101.

Gerhard Progni realizoi në min e 57 për Gjilanin, por Ballkani u kundërpërgjigj shpejtë në min e 64′ përmes Nazmi Gripshit.

Pas nëntë xhirove në tabel prin Drenica me 17 pikë, aq sa ka edhe Ballkani në vendin e dytë, kurse Gjilani është e treta me 14 sosh.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments