Friday, May 17, 2024
HomeLajmeKosovaPër herë të parë, Erdogan lë të hapur mundësinë e humbjes së...

Për herë të parë, Erdogan lë të hapur mundësinë e humbjes së pushtetit

Në një takim me disa të rinj në muzeun e Trojës në Çanakkale, Erdogan la të hapur mundësinë e humbjes së pushtetit. Në të njëjtën kohë, ai foli për historinë dhe për shkatërrimin e Trojës.

“Troja është simboli i së shkuarës që na përfaqëson më së miri, si të gjithë popujt që kanë jetuar në Anadoll. Beteja e Trojës që zhvillohet në Iliadën e Homerit, si dhe shkatërrimi i Trojës, në fakt shpjegon një luftë, gjurmët e së cilës arrijnë deri në ditët e sotme.

“Ashtu si në të gjitha zonat gjeografike, çfarëdo të mirë dhe të bukur që gjetëm, e mbrojtëm dhe zhvilluam”, tha Erdogan.

Më pas presidenti turk për herë të parë la të hapur mundësinë e humbjes së pushtetit. “Deri sot e kemi kryer detyrën. Nëse populli na falënderon për atë që kemi bërë, atëherë gjithçka është në rregull,  le ta prishin të tjerët atë që kemi ndërtuar edhe nëse sistemet nuk funksionojnë”.

“Me sondazhet nga Mesdheu Lindor dhe deri në Detin e Zi, kemi marrë sinjale pozitive dhe kur të fillojmë të prodhojmë gazin tonë, gjithçka do të ndryshojë”, vazhdoi Erdogan, duke iu referuar aspiratave të Turqisë për shpime në rajon.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments