Friday, March 29, 2024
HomeSportPas Pedrit, Barcelona synon t’i vendos klauzolë të ‘çmendur’ edhe Ansu Fatit

Pas Pedrit, Barcelona synon t’i vendos klauzolë të ‘çmendur’ edhe Ansu Fatit

Barcelona ka dëshirë që ta ‘blindojë’ me kontratë të re yllin e skuadrës, Ansu Fati.

 

Katalunasit rinovuan me Pedrin sot (e enjte), duke i vendosur klauzolë me vlerë 1 miliardë euro.

Kontrata momentale e Fatit skadon në verë dhe ka nisur negociatat që të mbetet te Barcelona edhe për vitet në vijim.

Sipas Marca, në rast që pranon të rinovojë, do jetë me klauzolë të ‘çmendur’ rreth 1 miliardë euro, por që ende marrëveshja nuk është arritur.

Raporti shton se problemi është te paga që do fitojë Fati, ngase Barcelona nuk mundet t’i rris shumë pagën shkaku i problemeve financiare.

18-vjeçari shënoi 14 gola në 46 paraqitje që nga debutimi në vitin 2019.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments