Monday, May 13, 2024
HomeSportPas eliminimit nga Championsi, Pochettinon e pret shkarkimi

Pas eliminimit nga Championsi, Pochettinon e pret shkarkimi

Mauricio Pochettino i ka ditët e numëruara në krye të shtabit teknik të Paris Saint-Germainit.

Trajnerit argjentinas në fakt po i dridhet karrigia pas eliminimit nga Liga e Kampionëve,

Parisienët e fituan lojën e parë ndaj Real Madridit dhe ishin në avantazh përkohësisht edhe në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales.

Mirëpo, “Los Blancos” bënë përmbysje të pabesueshme në pjesën e dytë për të fituar në fund 3:1 dhe me këtë rast shkuan vetë në çerekfinale e PSG-në e çuan në shtëpi.

Për këtë, mediumi britanik “The Telegraph” raporton se ish-trajneri i Tottenhamit mund të shkarkohet shumë shpejt nga parisienët.

Nëse ndodh kjo vërtet, atëherë gjatë verës mund ta shohim atë duke e marrë në dorë Manchester Unitedin, një klub që po e pret qe një vit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments