Saturday, April 20, 2024
HomeLajmeKosovaPas dorëheqjes së Zeqir Kiqinës, emërohet kryeshefja e re Burbuqe Hana

Pas dorëheqjes së Zeqir Kiqinës, emërohet kryeshefja e re Burbuqe Hana

Dy dorëheqje të njëpasnjëshme janë bërë në kuadër të Telekomit të Kosovës.

 

Në njoftimin e fundit nga Telekomi i Kosovës u theksua se u.d së Drejtorit të Telekomit të Kosovës Zeqir Kiqina ka dhënë dorëheqje për shkak të disa arsyeve shëndetësore.

Përpos tij dorëheqje dha edhe u.d i zyrtarit Kryesor Financiar dhe Thesarit, Agim Matoshi.

Me të pranuar dorëheqjen e tyre, Bordi i Telekomit të Kosovës me vendim unanim ka emëruar si u.d të Kryeshefit Ekzekutiv, Burbuqe Hanën si dhe në pozitën e u.d të Zyrtarit Kryesor Financiar dhe Thesarit, Feim Kelmendin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments