Sunday, May 19, 2024
HomeLajmeKosovaPas aksionit në Veri, Policia shpall në kërkim pesë persona të dyshuar...

Pas aksionit në Veri, Policia shpall në kërkim pesë persona të dyshuar për kontrabandë

Pas aksionit në Veri, Policia shpall në kërkim pesë persona të dyshuar për kontrabandë

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe pas arrestimit të tetë personave në aksionin e sotëm, ka vazhduar hetimet intensive drejt identifikimit dhe arrestimit të personave të tjerë që ndërlidhen me kontrabandimin e mallrave.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se janë shpallur në kërkim pesë të dyshuar për kontrabandë me mallra.

Të dyshuarit për përfshirje në kontrabandë me mallra që janë shpallur në kërkim janë Besim Zeqiri, Halil Sylejmani, Festim Sylejmani, Fikrim Latifi dhe Milan Radisavljevic.

“Policia e Kosovës, fton të gjithë qytetarët që të mos bien pre e asnjë provokimi të mundshëm dhe njëkohësisht kërkon bashkëpunim në ofrimin e informacioneve me qëllim arrestimin e personave të dyshuar dhe sjelljes së tyre pranë organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftim.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments