Wednesday, April 24, 2024
HomeBotaPas 167 ditëve në hapësirë, kthehen në Tokë 4 austronautë

Pas 167 ditëve në hapësirë, kthehen në Tokë 4 austronautë

Pas 167 ditëve në hapësisë, janë kthyer në Tokë katër austronautë. Me 167 ditë në Hapësirë, misioni i këtyre astronautëve ka qenë më i gjati që është nisur ndonjëherë nga Shtetet e Bashkuara.

Një anije kozmike e krijuar nga kompania private amerikane SpaceX ka kthyer në Tokë katër astronautë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor.

Agjencia amerikane e Hapësirës NASA ka bërë të ditur se më 2 maj, astronautët Mike Hopkins, Victor Glover, Shannon Walker dhe Soichi Noguchi kanë arritur në Gjirin e Meksikës në 3:00 të mëngjesit, me orën lokale.

Kjo ka qenë ulja e parë natën e ndonjë ekipi hapësinor amerikan prej misionit Apollo 8 më 1968.

Ekipi është kthyer në Tokë me anijen e njëjtë kozmike që e ka shfrytëzuar për të shkuar në Hapësirë, në nëntor të vitit 2020.

Astronautët ishte planifikuar të ktheheshin në Tokë më 29 prill, mirëpo misioni tyre është shtyrë për shkak të erërave të mëdha.

SpaceX planifikon të realizojë një mision privat në Hapësirë në muajin shtator, dhe një tjetër me astronautë të NASA-s në tetor.

NASA ka punuar me kompanitë private për shërbimet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës prej ndaljes së punimeve në flotën e vet më 2011.

Kompania gjigante Boeing po ashtu shpreson të dërgojë astronautët në Hapësirë në vitin 2022.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments