Friday, March 29, 2024
HomeTop LajmetParashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Prishtina Weather ka publikuar parashikimin e motit për sot dhe ditët e ardhshme.

8.04 – Pas mëngjesit të ftohtë me ngrica, ditën me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell.  Përreth viseve kodrinoro-malore me mundësi për rrebeshe të shkurta bore.  Në mbrëmje priten kthjellime.

9.04 – Kryesisht me diell.  Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica.

10.04 – Kryesisht me diell.  Pasdite dhe në mbrëmje vransira kalimtare.

11.04 – Vransira dhe intervale me diell.  Mundësi për riga lokale shiu.

12.04 – Pjesërisht vranët dhe më ngrohtë.

Temperaturat minimale lëvizin ndërmjet -4C dhe -1C, e deri ditën e hënë rriten në 4C, ndërsa maksimalet ditën e premte rriten në 11C, e në fillim të javës së ardhshme, edhe deri në 21C.

Do të fryjë erë nga krahu veriore me intenzitet mesatar 4-11m/s, të premten 1-4m/s, e në fundjavë nga krahu jugor 2-6m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale, e nga dita e diel në rënie.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments