Saturday, May 8, 2021
HomeLajmeKosovaParashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur motin që pritet të mbajë në Kosovë gjatë dy ditëve të ardhshme.

 

Sipas njoftimit, nesër në Kosovë pritet të ketë mot me vranësira dhe interval me diell, ndërsa pritet të ketë edhe reshje të shiut me intensitet të ulët në disa vende.

Të enjten pritet të ketë mot kryesisht të qetë dhe me diell, ndërsa do të ketë vranësira përgjatë viseve malore, por nuk pritet të ketë reshje shiu.

Njoftimi i plotë:

Të mërkurën parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me shi të intensitetit të dobët. Të enjten do të mbajë mot kryesisht i qetë dhe me diell. Prezenca e vranësirave mund të jetë vetëm përgjatë viseve malore, por reshje shiu nuk parashihen. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments