Monday, May 6, 2024
HomeLajmeKosovaPara takimit me Osmanin, Abdixhiku mbledh kryesinë e LDK-së

Para takimit me Osmanin, Abdixhiku mbledh kryesinë e LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të zhvillojë sot një takim me përfaqësuesit e Kryesisë së partisë.

 

Para se të shkojë në takim me presidenten Vjosa Osmani, Abdixhiku do të takojë bashkëpartiakët e tij.

Lajmi është konfirmuar nga anëtari i  kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri.

Ai theksoi se takimi do të zhvillohet nga ora 14:00, ku edhe do të diskutohet për letrën e presidentes.

“Takimi i kryesi do të mbahet në ora 14:00, ku do të diskutohet letra e presidentes, unë personalisht nuk jam pro shtyrjes së zgjedhjeve, sepse nuk ka arsyeje me u shty, por për këtë do të diskutojmë në parti dhe do ta marrim një vendim”, tha ai.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments