Friday, March 29, 2024
HomeSportPandev nuk pensionohet nga futbolli, do të nënshkruajë kontratë të re me...

Pandev nuk pensionohet nga futbolli, do të nënshkruajë kontratë të re me Genoan

Sulmuesi Goran Pandev duket se do ta vazhdojë kontratën me Genoan.

 

Sipas Sky Sport Italia, Pandev thuhet se ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij për një sezon më shumë, duke nënshkruar një marrëveshje të re në Genoa.

Sulmuesit është për momentin futbollist i lirë, pasi kontrata e tij skadoi më 30 qershor.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut kishte thënë se do të merrte një vendim pas Kampionatit Evropian nëse do ta vazhdojë karrierën si futbollist apo do të pensionohet.

Tani duket se ai ka vendosur të vazhdojë të mirret me futboll dhe pritet të nënshkruajë kontratë të re një-vjeçare të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2022.

37-vjeçari që nga transferimi te Genoa ka shënuar 32 gola dhe ka dhënë 11 asistime në 165 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments