Saturday, May 18, 2024
HomeLajmePamje nga vendi ku u dogj një banesë në Fushë Kosovë

Pamje nga vendi ku u dogj një banesë në Fushë Kosovë

Katër persona, dy nga ta zyrtarë policor janë lënduar pasi një banesë në rrugën Hajrullah Zymi në Fushë Kosovë është përfshirë nga zjarri.

Rasti  është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Zjarri është lokalizuar dhe  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

“Sot rreth orës 12:00, është raportuar se  një objekt (banesë) në rrugën Hajrullah Zymi në Fushë Kosovë, është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për persona të lënduar, mirëpo si pasojë e problemeve me frymëmarrje (nga tymi) tretman mjekësor kanë pranuar 4 persona (dy nga ta zyrtarë policor). Zjarri është lokalizuar dhe  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ajo.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments