Monday, May 20, 2024
HomeLajmeKosovaPamje nga vendi ku u aksidentua autobusi nga Kosova në Austri, rreth...

Pamje nga vendi ku u aksidentua autobusi nga Kosova në Austri, rreth 20 të lënduar

Një autobus nga Kosova është aksidentuar në orët e para të mëngjesit në Salsburg të Austrisë.

Sipas mediave austriake, nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 20 persona, që raportohet të jenë kosovarë.

Tre nga ta raportohet se janë të lënduar rëndë. Brenda autobusit, mediat austriake thonë se ishin rreth 25 udhëtarë.

Arsyet e aksidentit nuk dihen ende, mirëpo në pamje shihet se ka goditur anësoret e rrugës.

Më poshtë gjeni pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments