Friday, April 26, 2024
HomeLajmeKosovaOVL i reagon Vjosa Osmanit: UÇK nuk mbrohet me fjalë goje nga...

OVL i reagon Vjosa Osmanit: UÇK nuk mbrohet me fjalë goje nga askush, madje as nga presidentja

Nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i kanë reaguar presidentes Osmani pasi që kjo e fundit u arsyetua për faktin se pse dje në postimin e saj për Betejën e Koshares injoroi “UÇK-në” duke mos e përmendur atë.

Me anë të një postimi në Facebook, sekretari i kësaj organizate, Faton Klinaku, ka thënë se UÇK dhe pjesëtarët e saj nuk mund të mbrohen me fjalë goje nga askush, e madje as nga presidentja.

Ai thotë se UÇK duhet të mbrohet me vepra konkrete, siç është ligji dhe zbatimi i tij me akte nënligjore.

“UÇK-ja është duke u përballur me Serbinë në pseudogjykatën e Kosovës në Hagë, ndërsa krerët e shtetit dhe institucionet përgjegjëse bëjnë “sehir” në ndjekjen dhe gjykimin e krimeve, masakrave e gjenocidit të shkaktuar nga Serbia dhe serbët”, ka shkruar Klinaku.

Postimi i plotë:

Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe pjesëtarët e saj, nuk mund të mbrohen me fjalë goje nga askush e as nga Presidentja, por me vepra konkrete siç është ligji dhe zbatimi i tij me anë të akteve nënligjore.

UÇK-ja është duke u përballur me Serbinë në pseudogjykatën e Kosovës në Hagë, ndërsa krerët e shtetit dhe institucionet përgjegjëse bëjnë “sehir” në ndjekjen dhe gjykimin e krimeve, masakrave e gjenocidit të shkaktuar nga Serbia dhe serbët.

Në vend se të bashkëpunohet me Shqipërinë në të gjitha aspektet, e edhe në çështjen e pandemisë siç është vaksinimi, Kryeministri ynë përzihet në punët e brendshme të saj, duke bërë fushatë elektorale për t’i zgjedhur njerëzit e tij atje, me qëllim që t’i përdor kundër pushtetit të zgjedhur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments