Friday, April 19, 2024
HomeLajmeKosovaOsmani takohet me ministrin grek: Njohja e Kosovës do t’i thellojë marrëdhëniet...

Osmani takohet me ministrin grek: Njohja e Kosovës do t’i thellojë marrëdhëniet mes dy vendeve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias,  i cili e ka uruar për detyrën dhe i ka dëshiruar sukses në mandatin e saj.

Presidentja Osmani ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve janë të mira dhe ka potencuar se njohja e Kosovës nga Greqia do t`i thellojë edhe më tej marrëdhëniet bilaterale e multilaterale ndërmjet të dy vendeve. Në këtë kontekst, zonja Osmani, gjithashtu ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së Kosovës në mekanizmat e euro-atlantik të sigurisë.

Presidentja Osmani ka potencuar edhe nevojën për rritjen e shkëmbimit tregtar e ekonomik, si dhe bashkëpunimin në sferën e turizmit e kulturës.  

Ndërkaq ministri Dendias i ka dhënë mbështetje Kosovës në rrugën evropiane, sikurse edhe në procesin e liberalizimit të vizave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments