Thursday, March 28, 2024
HomeLajmeKosovaOsmani: Rugova arriti që Kosovën dhe sakrificën e popullit të saj ta...

Osmani: Rugova arriti që Kosovën dhe sakrificën e popullit të saj ta bëjë të njohur për të gjithë botën

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në vazhdën e agjendës së saj të ditës së parë të punës në krye të presidencës ka vazhduar me homazhe tek varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Me këtë rast, presidentja Osmani deklaroi se erdhi në këtë vend për të nderuar kujtimin dhe veprën e arkitektit të shtetit dhe pavarësisë së vendit, presidentit historik, Ibrahim Rugova.

“Ashtu siç thash edhe në ditën e betimit tim si presidente thash se ai i ka dhënë politikës dimensionin më të çmueshëm të saj, dimensionin human dhe njëkohësisht ka arritur që Kosovën dhe sakrificën e popullit të saj ta bëjë të njohur për të gjithë botën”, tha Osmanit.

Tutje presidentja shtoi se mbështetja që Rugova siguroi për vendin tonë, miqësitë që ai siguroi për shtetin tonë akoma janë ndër bazamentet më të fuqishme të lirisë.

“Pavarësisë dhe demokracisë në të cilën jemi në ndërtim e sipër”, tha Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments