Friday, July 11, 2025
HomeLajmeKosovaOsmani pritet nga Perandori Naruhito gjatë qëndrimit në Japoni

Osmani pritet nga Perandori Naruhito gjatë qëndrimit në Japoni

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u prit sot nga Lartmadhëria e Tij, Perandori i Japonisë Naruhito,, gjatë qëndrimit të saj zyrtar në Tokio.

Lajmin e bëri të ditur vetë Presidentja Osmani përmes llogarisë së saj zyrtare në Facebook, ku publikoi edhe fotografi nga takimi.

“Nder i veçantë të pritem sot në takim nga Lartmadhëria e Tij, Perandori i Japonisë”, ka shkruar Osmani.

Ajo theksoi se “Miqësia e thellë dhe marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Japonisë janë ndërtuar mbi vlera të përbashkëta, respekt dhe besim të ndërsjellë.”

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë vendit ndër vite.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments